Rryma godet për vdekje nënë e bijë nga Saraji

Shkup, 9 mars – Dje në orën 14:50 në stacionin policor Saraj nga Ndihma e Shpejtë është paraqitur një rast në ARnaqi të Epërme, ku dy persona të gjinisë femërore kanë humbur jetën nga goditja e rrymës, informon Zhurnal.

Zyrtarë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratave të N.S (27) nga Arnaqia, pasi në ora 14:10 e ka gjetur motërn e saj M.S(24) në banjo e goditur nga rryma, ka kërkuar ndihmë, por ndërkohë edhe e ëma e saj Z.S(57) gjatë tentimit për të ndihmuar vajzën e saj, gjithashtu është kapur nga rryma. Nga ndihma e shpejtë vetëm se e kanë konstatuar vdekjen tek dy personat. Ekspertizë ka kryer ekip nga SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorisë, trupat i janë dorëzuar familjes.//Zhurnal.mk