Rrihen mes vete dy persona me mjete të forta në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:25 në fshatin Stanofc i ultë, në Vushtrri.

Sipas raportit lëndime truporë ka pësuar dhe një person tjetër i cili ka tentuar t’i ndaj.

Siç sqarohet në raport të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar njëri tjetrin me mjetet të forta. Lëndime trupore ka pësuar dëshmitari mashkull kosovar, i cili kishte tentuar të ndaloj konfliktin. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.