Rreth 500 persona janë evakuuar për shkak të zjarrit në një lagje në Seul
Rreth 500 persona janë evakuuar sot pasi që shpërtheu një zjarr në lagjen Gurjong afër Seulit, kryeqyteti i Koresë së Jugut, bënë të ditur përfaqësues të shërbimit të zjarrfikësve.
Siç bënë të ditur, janë djegur rreth 40 shtëpi në një sipërfaqe prej 1.700 metra katrorë.
Zjarri është shuar pas pesë orësh me luftën me stihinë e zjarrit, ndërsa në terren janë vendosur rreth 800 zjarrfikës dhe 10 helikopterë zjarrfikës.
Deri më tani nuk raportohet për viktima.
Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jul, i cili aktualisht ndodhet në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri thirrje për përpjekje gjithëpërfshirëse për të minimizuar dëmin, deklaroi sot zëdhënësja e tij.

