Rreth 1.1 milion refugjatë nga Ukraina mbërritën në Gjermani vitin e kaluar
Rreth 1.1 milion refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina vitin e kaluar, duke tejkaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme nga viti 2014 deri në vitin 2016, bëri të ditur sot Enti Gjerman i Statistikave.
Siç theksohet, dy të tretat e tëardhurve nga Ukraina kanë mbërritur në tre muajt e parë pas invadimit rus të atij vendi ose ndërmjet marsit dhe majit të vitit të kaluar.
Të dhënat u publikuan në prag të përvjetorit të fillimit të invadimit më 24 shkurt që zhvendosi miliona ukrainas.
Pa llogaritur ata që u kthyen në Ukrainë, vitin e kaluar në Gjermani kanë mbetur 962.000 refugjatë ukrainas, që është më shumë se numri i përgjithshëm prej 834.000 të ciët erdhën nga Siria, Afganistani dhe Iraku midis vitit 2014 dhe 2016.
Enti Gjerman i Statistikave thekson se kjo i ka bërë qytetarët e Ukrainës komunitetin e dytë më të madh të emigrantëve në Gjermani pas qytetarëve turq.

