Rrahu gruan dhe tentoi të godiste me sëpatë të birin e mitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Godolesh të Elbasanit.
Policia bën me dije se është arrestuar një 49-vjeçar që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

