Rrahje në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar, në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre janë konfrontuar edhe fizikisht duke u  rrahur.

Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.