Rrahen mes vete tre persona në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar të cilët pas një zënke të çastit në komunikacion janë përleshur mes vete.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport të Policisë, si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një zënke të çastit në komunikacion janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.