Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio
Këngëtarja mori një frut teksa po jepte intervistën për prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu, duke iu referuar si një mollë.
“Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni? Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkët”, shtoi Rita.
Por, menjëherë ndërhyri prezantuesja AJ duke i thënë se është një pjeshkë.
“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndërsa shpërthyen të qeshurat në studio.

