Riparohet defekti në rrugën “Boris Trajkovski”

Shkup, 20 maj – Defekti në rrugën “Boris Trajkovski”, i cili ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në Draçevë, Batincë, Moranë, Lisiçe të Poshtme dhe vendet përreth është riparuar, njoftojnë nga NP “Ujësjellës Kanalizime” – Shkup.
“Evitimi i defektit u realizua me sukses në orën 16:45, kurse furnizimi me ujë për vendbanimet Usje, Pinti, Batincë, Studeniçan dhe fshatin Moranë, të cilat furnizohen me ujë përmes rezervuarëve, zonë e lartë, normalizohet pas orës 18. Këso lloj defektesh, ndodhin vërtet shumë rrallë, por natyra e tyre shkakton ndërprerje të furnizimit me ujë në një interval të gjatë kohor” , theksohet në kumtesën ndërmarrjes.