Rezervat valutore afërsisht 3,2 miliardë euro

Shkup, 11 gusht – Rezervat devizore në fund të korrikut të këtij viti kanë arritur rreth 3,2 miliardë euro dhe në krahasim me muajin paraprak kanë shënuarn rritje prej 80,5 milionë euro.

Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (70.3%), pas së cilës pasojnë valutat dhe depozitat (17.7%) dhe ari monetar (12.0%).

Rezervat devizore, sipas Bankës Popullore, mbahen në zonën e sigurt, ndërsa niveli i tyre i përmbush kërkesat për përshtatshmëri në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kontribuon niveli i lartë i rezervave valutore në periudhën para pandemisë dhe rritja e mëtejshme në dy vitet e pandemisë.

Lëvizjet në tregun valutor tani për tani janë të favorshme, gjegjësisht presionet nga kriza energjetike për momentin janë ulur ndjeshëm, ndërsa derdhja e valutave në tregun valutor gjatë kësaj periudhe është dukshëm më e lartë se sa pritej. Në rrethana të tilla, Banka Popullore ndërhyn gjatë muajve korrik dhe gusht duke blerë valutë, gjë që e rrit edhe më tej nivelin e rezervave valutore.