Reshje të rrëmbyeshme në Kavadar, zjarrfikësit po pompojnë ujin nga disa vende kritike

Kavadar, 24 gusht – Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë sonte qytetin e Kavadarit, zjarrfikësit po e pompojnë ujin nga disa vende kritike. Këtë informacion e konfirmuan për MIA-n nga Njësia Territoriale  Zjarrfikëse.

Prej atje tani për tani nuk mund të japin më shumë hollësi për pasojat e motit të lig.

“Nga DPHM-ja njoftojnë se moti i lig me shi të rrëmbyeshëm më intensiv, shkarkime elektrike dhe erë të fortë nga pjesët lindore të Maqedonisë së Veriut po lëviz drejt pjesëve perëndimore dhe pritet t’i përfshijë rajonin  e Tikveshit dhe Pellagonisë, ndërsa më vonë në orët e mbrëmjes edhe pjesë të luginës së Shkupit do të përfshihen nga moti i lig me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe paraqitje e mundshme e breshërit”, njoftuan  sonte nga QMK-ja.

Kavadari dhe Negotina ishin komunat  të cilat para disa ditëve u përfshinë nga moti i keq. Në Kavadar kishte bodrume të përmbytura, ndërsa në Negotinë disa shtëpi kishin kulme të dëmtuara, kishte pemë të rrëzuara dhe për një kohë ishte bllokuar rruga Dubrovë-Vojsanc.