Reagon presidenti çek: Sulmet e Houthit në Detin e Kuq, nuk tolerohen më
Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, ka reaguar pas sulmit të fundit në Detin e Kuq, ku një grup i ashtuquajtur islamil, “Houthit”, kishin sulmuar anijet detare të cilat kishin eksportuar mallra të ndryshme nga komitenti i Azisë drejt Evropës si dhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbrëmë, në orët e vona të natës, presidenti i ShBA-së, Joe Biden dha urdhër për sulmimin e këtij grupi në shtetin e Jemenit, transmeton Arbresh.info.
Pets Pavel në një postim më rrjetin social “X”, ka shënuar se sulmet provokuese të grupit islamik nuk mund të tolerohen më.
“Sulmet provokuese dhe të rrezikshme të Houthi-ve në trafikun detar në Detin e Kuq nuk mund të tolerohen më. Veprimi ushtarak i aleatëve tanë është një hap i domosdoshëm për të parandaluar rritjen e tensionit në rajon dhe për të rivendosur kalimin e sigurt të tregtisë ndërkombëtare”.

