Reagon edhe Komisioni Evropian për bllokadën e VMRO-së në Kuvend

Shkup, 12 maj – Komisioni Evropian (KE) ka ftuar të gjitha partitë politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që të sillen me konstruktivitet, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

Këtë e deklaroi shkurt zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Ana Pisonero në pyetjen për qëndrim të Komisionit mbi incidentet e fundit në Kuvend dhe “bllokadën aktive nga ana e opozitës”.

“Ftojmë të gjitha forcat politike në Parlament të angazhohen së bashku dhe në mënyrë konstruktive me qëllim të avancojnë reformat lidhur me BE-në në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Pisonero.

VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera të koalicionit “Për ripërtëritje të Maqedonisë” të martën filluan me siç theksuan “bllokadën aktive të Kuvendit” që sipas paralajmërimeve do të zgjasë deri në arritjen e marrëveshjes për datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.