Raport, ja shkaku i të shtënave masive me armë në SHBA
Shumica e sulmeve me armë kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve personale në vendin e punës
Bota ndjek më vëmendje sa herë ndodhin vrasje në masë me armë, që marrin jetë të pafajshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por cili është shkaku i kësaj epidemie të heshtur që u merr jetën amerikanëve?
Sipas një raporti të fundit të Shërbimit Sekret të cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters” gjysma e ngjarjeve të tilla tronditëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 2016-2020 u shkaktuan për shkak të mosmarrëveshjeve personale në vendin e punës.
Raporti prej 70 faqesh, analizoi 173 sulme masive të kryera gjatë kësja periudhe pesëvjeçare në vende si biznese, shkolla ose kisha.
Sulmuesit ishin kryesisht burra të moshës nga 14 deri në 87 vjeç, të cilët kanë patur probleme me shëndetit mendor, që kanë të pasigurt financiarisht dhe dhuna në familje. Raporti zbuloi gjithashtu se armët e zjarrit janë përdorur në 73% të incidenteve.
Të shtënat masive me armë janë bërë një fenomen i shpeshtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dekadat e fundit, por ligjvënësit mbeten të ndarë për zgjidhjet e mundshme, me demokratët që bëjnë thirrje për më shumë masa për kontrollin e armëve, ndërsa republikanët fokusohen tek shëndeti mendor dhe siguria e shtuar.

