Ramush Haradinja: Korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i një shoqërie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi ka kujtuar se me përfundimin e sesionit pranveror, partia në pushtet LVV, i ka pasur të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi.

Sipas Haradinajt korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i një shoqërie, por kur vidhet shpresa e qytetarit, është edhe më tragjike.

Haradinaj tutje ka shkruar se ky sesion panveror do të mbahet mend për 3 gjëra:

”1. Mosmiratimin e rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Uashingtonit, që është edhe akti i parë anti-amerikan në historinë parlamentare të Kosovës.

Shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura dhe emërimi në to i familjarëve dhe të afërmve të ministrave dhe deputetëve, si dhe eksponentëve të lidhur me partinë në pushtet.
Nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile. Kjo sepse të njëjtit u shpërqendruan me rahatime të familjarëve, duke lënë anash detyrën për të cilën ekskluzivisht janë zgjedhur nga qytetari i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në ”Facebook”.