Ramush Haradinaj merr pjesë në DokuFest, ka disa fjalë për këtë festival

Ish-Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar dje festivalin DokuFest.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ku dhe tha se ky festival e ka renditur Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha.

“DokuFest, me angazhim të pandalshëm, po mbledh rreth vetës, përpos turistëve të shumtë, edhe njerëz të njohur të botës së artit, duke e renditur kështu Kosovën, në hartën e ngjarjeve të mëdha botërore.”- shkroi ai.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/614857740005578

Ndryshe ky ishte edicioni i 20-të i këtij festivali dhe zgjati nga data 5 deri me 13 Gusht.