Qualcomm blen e kompaninë britanike të çipave, Alphawave, për rreth 2.4 miliardë dollarë

Kompania amerikane Qualcomm ka njoftuar blerjen e kompanisë britanike të çipave, Alphawave IP Group, për një vlerë prej rreth 2.4 miliardë dollarësh.
Sipas marrëveshjes, aksionarët e Alphawave do të marrin 2.48 dollarë në para të gatshme për çdo aksion, çka përfaqëson një premium prej 96% ndaj çmimit të aksioneve përpara lajmit.
CEO i Alphawave, Tony Pialis, e quajti marrëveshjen një “moment historik”, ndërsa CEO i Qualcomm, Cristiano Amon, theksoi rëndësinë e teknologjisë së Alphawave në lidhjet me shpejtësi të lartë dhe infrastrukturën e qendrave të të dhënave.