QMK: Një person i moshuar, i palëvizshëm me siguri ka pësuar nga zjarri në Aerodrom

Shkup, 11 janar – Qendra për menaxhimin me kriza (QMK) njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente 112 është marrë thirrje për zjarr në një ndërtesë në katin e 6-të në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit.
Ekipi i Brigadës së mbrojtjes nga zjarri i Qytetit të Shkupit menjëherë ka dalë në terren dhe e ka shuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje.
Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i moshuar dhe i palëvizshëm.
Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrëfikës me gjashtë automjete zjarrëfikëse.