Qindra kamionë rusë qëndrojnë në radhë për t’u larguar nga Krimea

Fotografi nga kompania e imazheve satelitore “Maxar Technologies” tregojnë qindra kamionë në radhë për t’u larguar nga Krimea në një terminal tragetesh në Kerch.

Raportohet se ka më shumë se 900 kamionë që janë mbledhur tashmë në terminal në një përpjekje për të lënë rajonin e aneksuar, raporton skynews.

Këtë javë, Ura e Kerchit që lidhë Rusinë me Krimenë u rihap për trafikun pasi u shkatërrua pjesërisht gjatë një shpërthimi të shtunën.

Moska ka thënë se tre persona janë vrarë në shpërthimin që ia atribuon një kamioni me bombë.

Autoritetet ruse pretendojnë se sulmi ishte një “akt terrorist” i kryer nga Ukraina.

Ndryshe, ura e ndërtuar nga Federata Ruse pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, ura kushtoi 3.7 miliardë euro dhe ka një gjatësi prej 19 km, duke e bërë atë urën më të gjatë në Evropë.