QIELL BLU NË INTERNET

Poezi nga: Ishita Bhaduri
Përktheu: Maksim Rakipaj
Postove shiun në Facebook …
dyqint e pesëdhjetë mijë pëlqime …
por shiu s’erdhi që s’erdhi.
Ama ca re të zeza
nxinë gjithë qiellin
sa fryu pak erë.
As nga Facebook, as nga Twiter
me zarf dërgoma shiun
bashkë me erën nga veri-perëndimi.
Veç zarfin mbylle mirë
se mos del jashtë ndonjë re
e bie gjëkund gjatë rrugës.
Me shiun dërgomë dhe kundërmimin e tokës së lagur.
Unë një kornizë plot me diell
bashkë me një qiell të kaltër, t’i nis me internet.