Qeveria e Tajvanit ka dhënë dorëheqje
Kryeministri i Tajvanit, Hsu Cen Çan sot ia dorëzoi presidentit Cai Ing-ven dorëheqjen e tij dhe dorëheqjen e Qeverisë para ndryshimeve që priteshin në kabinet.
Hsu u tërhoq pas humbjes së vështirë të Partisë Progresive Demokratike në pushtet në zgjedhjet lokale në nëntor të vitit të kaluar dhe në momentin kur Tajvani fillon të përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të caktuara për në fillim të vitit 2024.
Në një publikim në faqen e tij në Fejsbuk, Hsu tha se ka kërkuar nga Cai Ing-ven që të emërojë qeveri të re, me persona të rinj.
Kabineti i ri do të udhëheqë deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve.
Zëdhënësi qeveritar, Luo Pingçen theksoi se Hsu dhe qeveria e tij formalisht do të tërhiqen pasi Cai Ing-ven i konfirmon trashëgimtarët e tyre.
Hsu Cen Çan fillimisht dha dorëheqje në nëntor pas humbjes në zgjedhjet lokale, por presidenti Cai Ing-ven kërkoi nga ai që të mbetet në funksion.

