Qëllohet me armë drejt një mjeti në Kurbin

Qëllohet me armë drejt një mjeti në fshatin Adriatik në Kurbin.
Ishte vetë shtetasi me iniciale A.Gj, që njoftoi në sallën operative se e kishin qëlliar me armë në kohën kur ai po drejtonte mjetin tip kamioncine.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.
Policia tha se nga të shtenat me armë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.