Qasjet e forta ndaj SPAK, Fevziu: Secila palë politike bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz

Ekziston një debat politik më së shumti në Shqipëri sa i takon institucionit më “aktiv” të drejtësisë që është SPAK. Teksa vitin e fundit kanë dominuar akuzat nga kampi opozitar, me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u iniciuan deklaratat “kritike” të mazhorancës, madje të vetë kryeministrit Edi Rama.
“Për Prokurorinë e Posaçme, e para njëherë ligjin e kanë përgatitur vetë të dyja palët me 140 vota. Nuk di ç’të them, secila palë bëhet agresive vetëm në momentin që i bie mbi kurriz pesha”. Sipas gazetarit, korrigjimet kryhen me ligj, jo me deklarata politike që kanë vetëm një synim.
”Nëse këtu do flasim për të korrigjuar gjërat, korrigjimet bëhen me ligj se çfarë gjërash nuk kanë funksionuar deri tani dhe rikorrigjohen. Kjo nuk bëhet me deklarata politike, ato bëhen për të trembur prokurorët dhe s’janë mënyra më e mirë për mua”, tha ai.