Qarqet që “kiblën” e kanë në Moskë i fryejnë euroskepticizmit

Qarqet që “kiblën” e kanë kah Moska, nuk ngurrojnë të shkruajnë se BE-ja vendit po ia shuan ëndrrën evropiane dhe se euroskepticizmi po shënon rritje. Zakonisht ata që drejton gishtin dhe fajësojnë, harrojnë 4 gishtat e kthyer kah vetja. Çfarë bënë shoqëria për procesin eurointegrues? Këtë pyetje të njëjtit me qëllim nuk e postojnë, shkruan Zhurnal.

Me ngulm një klasë e intelektualëve maqedonas insistojnë se BE-a nuk na duan. “Bashkimi Evropian na dërgoi shumë kohë më parë mesazhin se nuk jemi të dëshirueshëm në familjen evropiane, por vazhdojmë të pretendojmë të jemi “Tosho”. Mediat kryesore në vend, televizionet kombëtare, gazetat dhe portalet pro-qeveritare vazhdimisht na japin njëfarë shprese se thjesht nuk kemi marrë një datë për negociata me Unionin. Dhe në fakt, prej kohësh e kemi të qartë se Maqedonia nuk mund të hyjë në familjen evropiane, se nuk na duan dhe se kërkohen vetëm justifikime për atë që duhet të përmbushim.

Arsyet i shoh në shkallën ekstreme të korrupsionit në Maqedoni, në mosekzistencën e ligjit, si dhe në lehtësinë me të cilën ndodh prishja e marrëdhënieve ndërkombëtare. Borrell tha të njëjtën gjë dje, por sërish duket se nuk duam të hyjmë në thelbin e mesazhit, i cili për hir të së vërtetës ishte i mbështjellë me celofan. Çfarë do të thoshte për të që kishte një testament? A duhet të arrijmë një zgjidhje me Bullgarinë, të heqim dorë nga gjuha dhe historia maqedonase? E kush na garanton se nesër nuk do të mendojnë të na thonë ta zhvendosim kufirin lindor në lumin Vardar? A duhet të heqim dorë nga gjysma e territorit për të marrë një datë për negociata me Unionin? Mesazhi është më se i qartë për ata që dinë të lexojnë mes rreshtave”, është deklaruar analisti politik Sinisha Pekevski.

Nga ana tjetër, rritet besimi i qytetarëve ndaj marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë. Dhe, kjo tenton të kalojë heshturazi në opinion. Megjithatë opinion ndërkombëtarë i ndjekë këto gjëra. Nuk mund të thuash nuk na do BE, derisa mendësisht je pro orient. Anketa e realizuar së fundi nga Qendra për Hulumtime e Institutit Republikan Ndërkombëtarë (IRI), rezultatet e së cilës janë prezantuar javën që shkoi, ka nxjerrë në pah se është në rritje ndikimi rus dhe ai kinez në Maqedoninë e Veriut.

Megjithëse, anketa është realizuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar (2021) për sa i përket politikës së jashtme, 64 për qind e të anketuarve vlerësojnë se marrëdhëniet e forta me Kinën u shërbejnë interesave të tyre, që paraqet një rritje prej 11 për qind krahasuar me anketën e realizuar në shkurt të vitit 2020.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se BE është “shqetësuar nga ndërhyrja dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”. Pas takimeve në Shkup e Tiranë, Borrell ka theksuar se “dezinformimi” rus dhe propaganda është rritur.

Ndryshe, BE-ja e përshëndetë dinamikën e re të  marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimin e dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u tregua me intensifikim të dialogut nga ana e kryeministrave të të dy vendeve, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.

“Ne shpresojmë se ky dialog intensiv mes dy vendeve si rezultat do të japë hapje të negociatave inkuadruese sa më parë mes vendit tuaj dhe BE-së, në mënyrë që të mund të fokusohemi, që në të vërtetë po e bëjmë edhe tani, në agjendën reformuese. Duhet të vazhdohet me implementimin e saj, qëllim i cili është me interes të lartë për qytetarët e vendit tuaj. Mu implementimi i asaj agjende reformuese është mënyra më e shpejtë për afrim drejt BE-së, përkatësisht bërja e vendit anëtare e BE-së. Në të vërtetë reformat janë ato të cilat e përgatisin vendin për anëtarësim në Union”, theksoi euroambasadori Gir, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve si gjendjet e tanishme në Evropë do të ndikojnë në fillimin e negociatave me vendin.