Putini mbledh nesër Këshillin e Sigurimit
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë nesër, 10 tetor, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan The Guardian. Mbledhja vjen pas një shpërthimi të shtunën, 8 tetor, që shkaktoi shembjen e një pjese të një ure që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.
Ndërkohë autoritete ukrainase kanë bërë me dije se numri i viktimave nga bombardimet ruse në Zarpozhija është 12 dhe jo 17 siç kishin njoftuar më parë.