Putin: Përgjigja do të jetë e ashpër nëse vazhdojnë sulmet kundër Rusisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka fajësuar sërish Ukrainën për sulmin në Urën e Kerçit në Krime, duke thënë se ky është një “akt terrorizmi”.
Putin vazhdoi të pretendonte se Ukraina është “përpjekur të hedhë në erë” tubacionin e gazit natyror TurkStream.
Ai vazhdoi duke paralajmëruar: “Nëse sulmet vazhdojnë kundër Rusisë, përgjigja do të jetë e ashpër”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Përgjigjet do të jenë të së njëjtës shkallë si kërcënimet ndaj Rusisë”.
“Në rast të përpjekjeve të mëtejshme për të kryer akte terroriste në territorin tonë, përgjigja e Rusisë do të jetë e ashpër”.
Putin po fliste në një takim të Këshillit të Sigurimit këtë mëngjes.
Ai pranoi se “raketat me rreze të gjatë” kishin shënjestruar objektet energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës në një sulm të koordinuar.