Putin për herë të parë përdori termin “luftë” që kur nisi pushtimin e Ukrainës 10 muaj më parë
Presidenti rus Vladimir Putin të enjten përdori fjalën “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë, hera e parë që ai ka përdorur këtë term ndryshe nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes gjatë kësaj kohe duke quajtur pushtimin si një “operacion special ushtarak”, 10 muaj pasi filloi.
“Qëllimi ynë të ndryshojmë rrjedhën e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha Putin në një konferencë në Moskë, pasi mori në një takim të Këshillit të Shtetit mbi politikën rinore. “Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për këtë”.
Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burg për këdo që dënohet.
Kështu që përdorimi i këtij termi nga Putin nuk kaloi pa u vënë re.

