Punonjës në një burg në Illinois u sëmurën pas kontaktit me një substancë të panjohur
Njëzet e dy punonjës në burgun Xhon A. Gream në shtetin federal amerikan Illinois u shtruan në spital pasi u ekspozuan ndaj një “substancë të panjohur”, ndërsa një numër i të burgosurve kërkuan kujdes mjekësor.
“Duket se një i burgosur ishte nën ndikimin e një substance të panjohur”, tha zëdhënësi i burgut Anders Lindol.
Deri më tani, 22 punonjës kanë përfunduar në spital, pasi dy ditë më parë kanë ndihmuar një të burgosur dhe më pas kanë filluar të kenë të përziera dhe marrje mendsh.

