Punëtori për implementimin pesëvjeçar të Ligjit për informatorë

Shkup, 18 maj – Në organizimin e “Transeperesi Internashënall” – Maqedoni, sot në Shkup do të mbahet punëtori e quajtur “5 vjet nga implementimi i Ligjit për informator. Rëndësia e këtij ligji në luftën kundër korrupsionit”.

Punëtoria po realizohet në kuadër të projektit “Përfaqësimi i implementimit të ligjërisë së informatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të mbështetur nga grant i i “Balkan Trust for Demokracy”, projekt i “German Marshall Fund” të SHBA-së dhe Ambasadës së Mbretërisë norvegjeze në Beograd që po implementohet nga ana e “Transperesi Internashënëlll” – Maqedoni.

Projekti, sipas organizatorëve, ka për synim ndikimin e mëtutjeshëm ndaj implementimit praktik të ligjërisë të informatorëve përmes sigurimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me institucionet adekuate, ngritjen e vetëdijes tek qytetarët dhe azhurnimin e ueb platformës interaktive për informatorë.