Puma shqetëson amerikanët, mbyllet një shkollë në Los Angeles

Një luan malor, i njohur ndryshe si puma, i detyroi autoritetet amerikane ta mbyllin një shkollë në Los Angeles të shtunën, shkroi “Upi.

Kafsha ishte parë në afërsi të një lagje, ndërsa me qëllim që të mos shkaktojë rrezik për banorët, shkolla u mbyll e autoritetet hodhën shigjeta të shumta qetësuese.

Departamenti i policisë së Los Angelesit tha se ekipi përgjegjës doli me kohë dhe ia doli ta “izolonte” kafshën.

Puma u kap në oborrin e një shtëpie, e aktualisht ai gjendet nën mbrojtjen e autoriteteve.