Protesta të mëdha në Danimarkë për shkak të planeve të qeverisë për shfuqizim të festës shtetërore
Kryeministrja daneze Mete Frederiksen dhe koalicioni i saj centrist sot kërkuan shfuqizimin e festës shtetërore të pranverës, që hasi në kritika të ashpra nga opozita, sindikatat, peshkopët në vend, madje edhe anëtarë të partisë së saj.
Qeveria dëshiron të shfuqizojë një nga gjithsej 11 festat shtetërore që bie të premten e katërt pas Pashkëve dhe që njihet si Store Bededag, ose Dita e Madhe e Lutjes.
Në propozim-ligjin të prezantuar në parlament sot theksohet se paratë e kursyera do të përdoren për rritjen e financimit të mbrojtjes, ndërsa vlerësimi zyrtar është se kjo do të forcojë balancën strukturore publike për rreth tre miliardë korona (439 milionë dollarë).
Qeveria e socialdemokratëve, liberalëve të qendrës së djathtë dhe të moderuarve, e cila në pushtet është që nga 15 dhjetori, ka për qëllim të harmonizohet me qëllimin e NATO-s prej dy për qind të shpërndahen në buxhetin ushtarak deri në vitin 2023, pjesërisht si përgjigje ndaj invadimit rus të Ukrainës.
Megjithatë, propozimi për shfuqizimin e festës shkaktoi një reagim të ashpër në të gjithë Danimarkën me pothuajse gjashtë milionë banorë ku më shumë se 73 për qind e popullsisë i përket Kishës Shtetërore Luterane, edhe pse vetëm më pak se tre për qind e besimtarëve rregullisht marrin pjesë në liturgjitë e kishës.
Sindikatat, tradicionalisht pranë socialdemokratëve të kryeministrit Fredriksen, nisën një peticion onlajn dhe mblodhën më shumë se 405.000 nënshkrime për t’i “dërguar një sinjal të qartë qeverisë që të heqë dorë nga planet për të anuluar pushimin”.

