Protesta masive në Beograd, kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan të premten në Beograd, në protesta anti-qeveritare kundër vrasjeve masive që u morën jetën 18 personave. Qytetarët e drejtojnë gishtin nga autoritetet që siç thonë, kanë lejuar përhapjen e pakontrolluar të kulturës së dhunës. Më 3 maj, një 14 vjeçar vrau 9 nxënës shkolle dhe një roje të sigurisë në vrasjen e parë masive në serbi, ndërsa një ditë më vonë, një 21-vjeçar i mori jetën 8 personave në afërsi të Beogradit. Partitë opozitare, të cilat organizuan demonstratat thanë se qeveria e udhëhequr nga presidenti Vuçiç, kishte dështuar të vinte nën kontroll mediat që promovonin dhunën dhe të vepronte kundër elementeve kriminale në shoqëri. Së fundmi, disa programe Reality Show në Serbi kanë përfshirë kriminelë të dënuar, mes të cilëve edhe vrasës dhe ka shfaqur gra që rrahin gratë.

