Promovohet Aleanca për barazi gjinore, nevojitet përfaqësim më i madh i grave në tregun e punës

Shkup, 10 maj – Sot fillon punën Aleanca për barazi gjinore, platformë e cila synon të adresojë sfidën e pabarazisë gjinore me fokus në vendin e punës. Kjo platformë është një nismë e Asociacionit për e-tregti.
“Çdo iniciativë nis nga një problem apo sfidë e zbuluar. Aleanca synon të adresojë këtë sfidë, domethënë të përshpejtojë progresin në uljen e hendekut gjinor në vendin e punës, krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse dhe barazinë dhe zhbllokimin e energjisë që ekziston midis digjitalizimit, tregtisë elektronike dhe grave, deklaroi kryetarja e Asociacionit për e-tregti, Nina Angelovska në promovimin e sotëm.
Sipas të dhënave të Forumit Ekonomik Botëror, Angelovska thotë se me këtë ritëm do të duhen 250 vjet që gratë dhe burrat të paguhen në mënyrë të barabartë. Ajo theksoi se digjitalizimi ofron shumë më tepër mundësi sesa bota tradicionale, si dhe barazi më të madhe, mundësi të barabarta, rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm, e megjithatë bota digjitale dominohet nga burrat.
Sipas të dhënave të prezantuara nga presidentja kryetarja e Asociacionit për e-tregti, Ballkani Perëndimor po humbet mesatarisht rreth 18 për qind rritje vjetore të BPV-së për shkak të përfaqësimit të pamjaftueshëm të grave në ekonomi.
Promovimi i platformës u mbështet edhe nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, e cila theksoi se barazia gjinore është në agjendën kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë dhe si përgjegjëse për krijimin e një politike specifike për barazi gjinore, janë të përfshira dhe i udhëheqin proceset integruese në perspektivë gjinore, në të gjitha politikat dhe proceset në kuadër të ministrive kompetente dhe në kuadër të asaj që nënkuptohet me kompetencën e Qeverisë.
“Për momentin jemi të përkushtuar për përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore që do të nënkuptojnë promovimin e barazisë gjinore në fusha të veçanta të jetës shoqërore. Është intensifikuar procesi i përgatitjes së Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, ku do të transpozohet plotësisht direktiva e Bashkimit Evropian për harmonizimin e jetës familjare dhe profesionale, që do të nënkuptojë përmirësim shtesë të pozitës së gruas në tregun e punës dhe përmirësim të kushtet e punës, informoi ministrja Trençevska.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se në kuadër të projekteve IPA është shpallur një thirrje publike për mbështetje financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila do të promovojë masa për harmonizimin e jetës familjare dhe profesionale dhe aranzhime fleksibile të punës.
Aleanca për Barazi Gjinore ka tre synime, gjegjësisht angazhohet për përfaqësim të barabartë, pagë të barabartë, mundësi të barabarta. Të dhënat tregojnë se gratë në Maqedoninë e Veriut janë më pak të përfaqësuara në tregun e punës dhe paguhen më pak se 12 për qind e burrave për të njëjtën punë, ndërsa është e dukshme prania e paragjykimeve dhe stereotipeve, gjë që kërkon një kulturë inkurajuese që gratë të mund të japin kontributin e tyre