Promovim i storjeve mediatike të përzgjedhura pas thirrjes së shpallur publike të SHGM-së dhe institutit Gete
Shkup, 4 tetor – Tekste dhe produkte multimediale të përpunuara nga katër ekipe të përzgjedhura gazetareske me nga dy gazetarë, do të promovohen sot, informuan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
Përmbajtjet gazetareske janë përpunuar në bashkëpunim dhe të monitoruara nga ana e jurisë tre anëtarëshe në përbërje të Aneta Dodevska, Filjana Koka dhe Teofil Blazhevski.
SHGM-ja dhe Instituti Gete – Shkup shpallën thirrje publike për përpunimin e storjeve mediatike (tekste ose produkte multimediale) në tema sociale, përmes të cilave do të inkurajohen tema nga interesi publik në media dhe njëkohësisht do të nxisin edhe solidaritet midis redaksive në fushën gazetareske.
Në promovim fjalime do të kenë Katrin Ostvald-Rihter, kryetare e Institutit Gete – Shkup dhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski.

