Prokuroria Speciale godet rastin e koduar “Mati 1”, sekuestron pasuri mbi 6.9 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka shënjestruar një tjetër rast për shpërlarje të parasë, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të PSRK-së, ky rast është i koduar si “Mati 1”.

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shënjestrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është shënjestruar rasti i koduar “Mati 1”,  për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”,  dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.