Prizren, nëna raporton në polici se i janë zhdukur dy fëmijët

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se dy fëmijët e saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend-ndodhjen e tyre.

Siç bën të ditur policia, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00.

Rasti i cili është hapur si “Person i zhdukur”, është duke u hetuar.

“Prizren 16.04.2022 – 12:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy fëmijët e saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhje e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.