Prezantim i hulumtimit për reforma në administratën publike

Shkup, 11 maj – Në organizim të Fondacionit “Metamorfozis” sot do të mbahet prezantim dhe debat për raportin lidhur me ndjekjen e procesit të eurointegrimeve – Reforma në administratën publike.
Debati me temë “Administrimi me administratë, parakusht kyç për reformat” do të mbahet në platformën onlajn Zum.
Folës në ngjarje do të jenë autori i raportit Teofil Bllazhevski, menaxheri i programeve “Llogaridhënie shoqërore dhe të drejta të njeriut onlajn” Milla Josifovska Danillovska, profesoreshë inordinere në Fakultet juridik – Justiniani i Parë pranë UCM, Dragan Gocevski, hulumtues i lartë pranë Institutit për politika evropiane, Juliana Karai dhe docentja e Universitetit Amerikan kolexh dhe hulumtuese e pavarur, Irena Bojaxhievska.
Dokumenti është rezultat i hulumtimit të kryer në suaza të projektit “Promovimi i llogaridhënies dhe transparencës në reformat publike”, të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, me mbështetje të Fondacionit nacional për demokraci nga SHBA-ja.