Presidentja Osmani nuk e komentoi dështimin e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e komentoi dështimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo u pyet pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Velani.

“Ju e dini që e kemi një praktikë që çdo herë kur i përkujtojmë dëshmorët dhe martirët për shkak të nderimit ndaj tyre, nuk përziejmë tema politike me këtë nderim”, tha presidentja Osmani.