Presidenti Pendarovski në Forumin ekonomik botëror në Davos

Shkup, 23 maj – Presidenti Stevo Pendarovski prej sot merr pjesë në takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror i cili mbahet në qytetin zviceran Davos.
siç kumtoi Kabineti i tij, nesër është paraparë që Pendarovski të marrë pjesë në panel sesionin “Mbajtja e sigurisë në Evropë”, në të cilin do të flasin edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës, Aleksandar de Kro, si dhe ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Olongren.
Të mërkurën, shefi i shtetit do të marrë pjesë në sesionin “Dialogu për diplomacinë e Ballkanit Perëndimor”.
Është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë edhe shumë takime bilaterale me pjesëmarrës të Forumit.
Forumi ekonomik botëror në Davos mbahet nga 22 deri më 26 maj të vitit 2022, ndërsa pritet pothuajse 2.500 liderë nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe mediat për të diskutuar për çështjet globale dhe sfidat më urgjente në botë, duke e përfshirë pandeminë vijuese, luftën në Ukrainë, goditjet gjeo-ekonomike dhe ndryshimet klimatike.