Presidenti i Brazilit e shkarkoi shefin e Shtatmadhorisë së armatës
Presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva ka shkarkuar shefin e Shtatmadhorisë së armatës Hulio Sezar de Aruda, dy javë pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të ekstremit të djathtë në institucionet shtetërore në Brazil.
Mediat lokale raportuan se Aruda ka qenë përkohësisht në postin e shefit nga 30 dhjetori, dy ditë para përfundimit të mandatit të presidentit nga ekstremi i djathtë Zhair Bolsonaro.
Posti i tij u konfirmua në fillim të janarit nga qeveria e re e presidentit majtist.
Hëpërhë nuk jepen arsyet e ndryshimit.
Televizioni brazilian Globonjuz informoi se shef i ri do të jetë komandanti Tomash Ribeiro Paiva, i cili së fundmi deklaroi se armata do të vazhdojë të garantojë demokracinë në vend.