Presidenti egjiptian i kënaqur që vendi i tij është ftuar si anëtar i BRICS

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah es-Sisi përshëndeti, ftesën ndaj Egjiptit për t’iu bashkangjitur platformës BRICS, një grup vendesh që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, Sisi u shpreh se ai vlerësoi dhe mirëpriti pranimin e vendit të tij nga liderët e BRICS-it. Anëtarësimi i Egjiptit BRICS do të fillojë nga 1 janari 2024.

Presidenti i Egjiptit përshëndeti besimin e vendeve të BRICS-it ndaj Egjiptit, duke theksuar: “Ne presim të punojmë së bashku për mirëqenien dhe përfitimin e të gjitha vendeve dhe popujve të botës”.

BRICS ftoi 6 vende të reja të bashkohen

Republika e Afrikës së Jugut në datat 22-24 gusht ka organizuar samitin e 15-të të grupit të vendeve BRICS, anëtarë të të cilit janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut,.

Në kuadër të samitit, vendet e BRICS-it sot ranë dakord për pranimin e anëtarëve të rinj në këtë grup.

Në këtë kontekst, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, njoftoi se Arabia Saudite, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Egjipti dhe Etiopia u ftuan për t’iu bashkuar BRICS-it.

Ramaphosa njoftoi se anëtarësimi i plotë i vendeve të ftuara do të fillojë nga 1 janari 2024.

Me këtë vendim të marrë në Samitin e 15-të të BRICS të mbajtur në Johanesburg, numri i vendeve anëtare të BRICS do të rritet në 11 nga viti i ri.

Grupi i vendeve BRICS, i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, është një platformë që pritet të mbajë më shumë se gjysmën e produktit global deri në vitin 2030.