Politika Ballkanike!

Nga Valon Idrizi

Zakonisht udheheqësit janë me pasuri bazë të fuqishme, ku edhe fushatat zgjedhore i bëjnë me vetëfinancim ose edhe me xhirollogari zyrtare ku donatorët dhurojnë sipas dëshirës së tyre. Por pa asnjë favor nësë kandidatura potenciale fiton zgjedhjet dhe i detyrohet dicka donatorit, siq ndodhë në Ballkan.

Krejt kjo kur flasëm për shtete me zhvillim normal.

Në Ballkan, jo Presidenti, Kryeministri, Ministri apo ndonjë zv.Ministër e zv.Drejtor por edhe këshilltarët politik që i kanë napër zyra i kanë shndërruar në milioner.

Pushtetar që puna e tyre e parë është ministria apo drejtoria. Fillojnë nga zero si të papunë, por me kohë shndërrohen në afarista, kapitalista dhe aksioner në shumë biznese. Zhvillojnë biznese që lidhen ngushtë me postet e tyre për të ngritur biznesin në hapa të shpejtë dhe krejt kjo në kurriz të popullit.

Ne kemi shumë afarist e shumë profesionista të profesioneve të ndryshme që për 20 apo 30 vite kanë pasur paga edhe më të mëdhaja se një funksionarë politik, por përsëri një funskionar që ushtron një detyrë për 4 vite është më i pasur.

Konkretishtë çdonjëri nga ne njohim dikë që nuk ka pasur asgjë dhe pas 4 apo 8 viteve në funksion llogaritet një milioner. Nuk ka nevojë për super hulumtim për ta kuptuar se në çfar mënyre ka arritur atë pasuri. Kjo një fakt se institucionet tona lulëzojnë nga korrupsioni.

Nuk do shumë mend për ta kuptuar se një funksionar është i korruptuar apo jo, vetëm i’a shikon pasurinë nga fillimi deri më sot.

Korrupsioni është vrasje ndaj shtetit. Te ne vrapohet për të forcuar pushtetin dhe ta dobësuar shtetin.

https://www.facebook.com/valon.idrizzi/posts/pfbid034gh38jFozri5y5LK7fonNYefPxRnaYL8LcQ6MupuF2c6Xa3A8HWGL46Jh9ouecvNl