Policia në VK “Tabanoc” pengoi transport ndërkombëtar pa dokumentacion përkatës

Kumanovë, 16 shkurt – Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për Vendkalim kufitar Tabanoc pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri më 14 shkurt ka kryer kontroll në dy automjete motorike të cilat kanë kryer transport ndërkombëtare të udhëtarëve, kumtuan nga MPB-ja.

“Gjatë kontrollit të automjeteve ‘ford tranzit’ me targa të Prilepit, të drejtuar nga M.R. (27) nga Prilepi dhe “opel” me targa kombëtare bullgare, të drejtuar nga S.S. (31) nga f. Ramanli rajoni i Kumanovës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentimit përkatës. Nga ana e Inspektoratit shtetëror për transport janë shqiptuar sanksione përkatëse për shoferët dhe automjetet”, informojnë nga MPB-ja.