Policia në Strugë arrestoi tre emigrantë nga India

Strugë, 14 shkurt – Shtetasit nga India T.S. (31), A.S.(24) dhe R.S. (26), mbrëmë në orën 02:20 pas mesnate, janë arrestuar në SPB Strugë.

Siç kumtojnë nga MPB, ata kanë kryer kalim ilegal të kufirit shtetëror dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të transferohen në Qendrën e pranimit për procedurë të mëtejme.