Policia ndalon 26-vjeçarin me Range Rover, i gjen pistoletë brenda çantës

Një djalë i ri është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Ngjarja është shënuar në Durrës pas informacioneve që kishin marrë uniformat blu se ky person ishte i armatosur.
I arrestuari është Enger Muça 26 vjeç banues në Manzë të Durrësit. Ai udhëtonte në aksin Manëz – Maminas me automjetin tip Range Rover kur u ndalua nga Policia e Durrësit dhe Forcat Operacionale.

Gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës iu gjet një pistoletë dhe 2 krehëra me 15 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”