Policia me kontrolle në Shkup, shqipton 139 gjoba
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba.
Prej gjobave të shqiptuara 14 kanë qenë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për kalim në semafor të kuq, ndërsa 20 iu shqiptuan këmbësorëve.

