Policia konfiskon 1291 çipa bixhozi dhe 955 euro në Viti – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti është hasur duke luajtur bixhoz në lokalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë hasur duke luajtur bixhoz disa persona. Po ashtu janë konfiskuar 1291 çipa për këtë veprimtari, katër palë letra, dhe 955 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.