Policia gjenë mbjellje kanabisi në Jançishtë të Tetovës

Tetovë, 5 gusht – Një tokë e mbjellur me kanabis u gjet dje nga policia në Jançishtë të Tetovës, informon Zhurnal.

Për dy ditë, ky është rasti i dytë pasi një ditë më parë në Tearcë u gjet një tokë e mbjellur me qindra rrënjë kanabisi.

“Në periudhën prej 14 deri ora 17, shërbimet e policisë nga SPB Tetovë në vendin e quajtur “Breshçinjë”, në Jançishtë të Tetovës, në një tokë kanë gjetur rrënjë të kanabisit. Mbjelljet janë marë për procedurë të mëtejme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet padi adekuate penale”, njoftojnë nga SPB Tetovë.//Zhurnal.mk