Policia financiare hyn të martën në M-NAV

Shkup, 5 janar – Policia financiare njoftoi se të martën do të hyjë në M-NAV për të shqyrtuar tërë operacionin financiar.

Sipas njoftimeve do të shqyrtohet funksionimi i përgjithshëm financiar, puna e menaxhmentit të përgjithshëm, prokurimi publik, funksionimi i sindikatës si dhe punësimet e fundit.