Po shqyrtohen kërkesat e të dënuarve nga Lagja e Trimave, Kosova kërkon ekstradimin e tyre

Shkup, 10 maj – Nëse konfirmohet se të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave, të cilët janë në grevë urie nuk i marrin të drejtat që u takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë përkatëse, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski. Duke e komentuar këtë rast ministri Tupançevski, theksoi se me kujdes i shqyrtojnë kërkesat e tyre.

“Drejtori për herë të dytë hyri në kontakt me të dënuarit dhe mendoj se punët po zhvillohen në drejtim pozitiv, t’i marrin të gjitha të drejtat dhe përfitimet të cilat u takojnë me ligj. Nuk dëshirojmë të kemi qasje selektive dhe nuk dëshirojmë të bëjmë parabolë me persona të tjerë të dënuar. Çdo person i dënuar paraqet ‘rrëfim në vete’ duhet të ketë qasje individuale, nëse konfirmohet se nuk i marrin të drejtat që u takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë përkatëse”, tha Tupançevski.

Njëherësh, ai theksoi se për shkak të natyrës së veprës penale bëhet fjalë për një problematikë komplekse, dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe me institucione të tjera të cilët bëjnë kontrolle për siguri.

“Në këtë kuptim Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve i merr vendimet përkatëse që i merr si rezultat të bashkëpunimit të koordinuar me institucionet e tjera”, tha se Tupançevski edhe konfirmoi se zyrtarisht është shtruar kërkesë nga autoritetet kosovare për ekstradimin e disa të dënuarve.

“Ministria e Drejtësisë vepron, nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtim, punohet për proces, situatë juridike kur duhet të analizohen disa faktorë dhe Ministria e Drejtësisë ka marrë një vendimin adekuat”, deklaroi Tupançevski.